Partia Demokratike ka publikuar një video ku kujton Ramën kur deklaronte se Shqipëria nuk do të importonte më plehra nga jashtë, një premtim i 2013 që përkon me armët kimike.

Dy ditë më parë në portin e Vlorës u kapën në një traget të linjës Brindisi- Vlorë disa mbetje të cilat do të depozitoheshin në Shqipëri. Madje në prangat e Policisë përfunduan 6 persona, ndër të cilët dhe Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve. Por mediat italiane thanë se pikërisht kjo firmë kishte kryer dhe të paktën 15 importime të tjera nga Italia.

PD e konsideron këtë si një mashtrim tjetër të provuar të Ramës, i cili premtoi se nuk do të lejoheshin plehrat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë prej vitit 2013 por nga ana tjetër i pajiste me licenca miqtë e tij për këtë biznes kriminal.

 

STATUSI DHE VIDEO E PARTISË DEMOKRATIKE

Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës!

Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb