ITALI

Mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku është transferuar përfundimisht te Lecce. 29-vjeçari nuk ishte i preferuar tek Parma dhe sezonin e fundit luajti në Seria B me ekipin e qytetit juglindor italian.

Shqipëria nuk e grumbulloi për tre ndeshjet e radhës për shkak se është i dëmtuar. Gjithsesi, ky transferim do e ndihmojë Dermakun të ketë minuta në dispozicion edhe pse në Serinë B.

Shtatlarti ka qenë mbrojtës kyç tek kuqezinjtë edhe pse duket se do e humbasë vendin e titullarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb