Nuk ka paqe për Shqipërinë. Tjetër lëkundje tërmeti…

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në vend. Ndërkohë që ende shqiptarët nuk e kanë marrë veten nga lëkundja e fortë rreth orës 4 të mëngjesit, lëkundje të tjera janë regjistruar në vend. Tërmeti është ndjerë në orën 06:56 me epiqendër 23 km në veriperëndim të Shijakut ose 39 km nga Tirana. Magnituda ka qenë 4.1 e shkallës Rihter.

Termeti Ne Oren 7
Termeti Ne Oren 7

Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestrave të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët. Kryebashkiaku Veliaj njofton se sot pezullohet mësimi në të gjithë shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi i këtyre objekteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: