Shqipëria dënon aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se nuk do të njohë rezultatet e paracaktuara në këto zona.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.  Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e qeverisë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb