Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 një panel i përbërë nga politikanë e gazetarë komentuan deklaratën e Damon Wilson, ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare dhe njëkohësisht zëvendës drejtor ekzekutiv i organizatës prestigjioze amerikane Atlantic Council me qendër në Ëashington DC.

Ndërsa ky i fundit u shpreh se në Shqipëri zgjedhjet duhet të mbahen në kohën e caktuar, i ftuar në studio politikani Paskal Milo thotë se nga deklarata kuptojmë krizën e thellë ku ndodhet vendi.

“Sfidë fatkeqe” e quajti Ëilson situatën politike në vend. Me këtë kuptohet se vendi është në një krizë të thellë. Dimë që reforma në drejtësi është një sfidë e madhe, kjo reformë duhet të administrohej më mirë me bashkëpunim mes qeverisë e mazhorancës, por edhe faktorëve ndërkombarë. Megjithatë ajo që nevojitet është reforma e sistemit politik. Këtu flas si qytetar. Nëse këto dy parti përgjegjëse për thellimin apo zgjidhjen e krizës nuk reflektojnë, s’dihet ku do shkojmë”,- tha Milo.

Ndërsa kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erli Murati, tha se Ëilson flet në përgjithësi, pasi mesazhe më të forta se ai kanë dhënë vetë SHBA-të, si dhe zoti Palmer.

“Ai flet në përgjigjësi. Është deri diku i balancuar . S’presim që ai të thotë digjeni Shqipërinë. Unë mendoj që kriza e tejzgjatur vijon prej tre dekadash. Ligjërimi publik i Ramës sot është si i Berishës kur Rama ishte në greve urie. Liderët politikë shqiptarë dalin me qëndrime të njëjta, kur janë në pushtet dhe kur janë në opozitë. Unë nuk e shoh rotacionin si mundësi për bërjen e atyre zgjedhjeve të mrekullueshme.Unë problemin e shoh tek drejtësia, mungesa e funksionimit të prokurorisë dhe gjykatave”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb