Pasi ministria e Shëndetësisë bëri me dije se Shqipëria është bërë pjesë e COVAX për të siguruar vaksinat anti-covid, vjen një reagim nga ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ish-ministri i Shëndetësisë, Shehu teksa nuk i kurseu ironitë tha se qeveria i hipën “breshkës” për një grusht vaksinash Covid.

“COVAX eshte nje organizem i krijuar se fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI per te krijuar nje ballancim ne shperndarjen e vaksines mbas prodhimit te saj, kryesisht per Boten jo te zhvilluar, per te cilen dhe BE ka dhene nje financim prej 400 M $, pra per jo me shume se 20 milion te vaksinuar, ndersa ShBA e ka bojkotuar si te pa besueshem.”, tha Shehu.

REAGIMI I SHEHUT
Qeveria i hipen “breshkes” per nje grusht vaksinash Covid.
Sot Qeveria angazhohet me pompozitet, sic une e kisha paralajmeruar, se do te siguroje vaksinen Covid nepermjet COVAX- prit “gomar te mbije bar” i thone!
COVAX eshte nje organizem i krijuar se fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI per te krijuar nje ballancim ne shperndarjen e vaksines mbas prodhimit te saj, kryesisht per Boten jo te zhvilluar, per te cilen dhe BE ka dhene nje financim prej 400 M $, pra per jo me shume se 20 milion te vaksinuar, ndersa ShBA e ka bojkotuar si te pa besueshem.
Ne rastin me te mire ky organizem do te mund te siguroje per vendet qe do te aplikojne nje sasi vaksinash deri per 20 % te popullesise se tyre e kjo ne hapesire kohore deri ne fund te vititi 2021, pra shume pak e ne kohe te gjate.
Kjo eshte e verteta e propagandes qeveritare per vaksinen Covid kur Qeveria jone duhej:
—Te kontraktoje direkt me prodhuesit serioze te mundeshem ose nepermjet qeverive te shteteve kryesore te Europes per te siguruar vaksinimin gratis te reth 2 milion qytetareve, ne nje kohe te njejte me ate te vendeve te BE.
Per fatkeqesine e shqiptareve kjo Qeveri di vetem “te kakarise” pa bere veze”!
Por jo per shume gjate tashme!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb