Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, në fjalën e saj të mbajtur në parlament, deklaroi se Shqipëria po bën hapa përpara drejt zhvillimit dhe se ka plotësuar shumicën e kushteve që i ka vënë BE-ja.

Spiropali akuzoi drejtues të lartë të opozitës se ata takohen  me eksponentë të krimit skutave të Shqipërisë, duke shtuar se PS në qeverisje ka goditur kriminelët.

Elisa Spiropali: Shqipëria ka plotëstuar shumicën e kushteve për negociata me BE-në. Realiteti në këtë raport me atë që që thuhet në mejdanin shqiptar është si nata me ditën. Të gjitha çjerrjet që bëhen këtu për mbrojtje të Kushtetutës nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Raporti flet për detyra të kryera për reformën në drejtësi. Në raport flitet edhe për luftimin e krimit, edhe atij financiar. Zyrtarë të lartë shkojnë e flasin në skuta me kriminelë dhe iu thonë bëhuni me se do ua kthejmë pasurinë. Janë të pafytyrë. Këta bashkëpunojnë me krimin natën. më 25 prill do i nxjerrim jashtë loje. Pasuritë kriminale të sekuestruara janë 120 milionë euro.

Pa deklaratës së Spiropalit, ka reaguar zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila shprehet se Shqipëria është një vend pa punë, ku qytetarët paguajnë taksa marramendëse.

“Shtet pa punë!

Duket se aktiviteti kryesor i shtetit sot është të ndjek kryetarin e opozitës që ose ta kopjojnë ose të bëjnë montazhe bajate dhe pa vlerë.

Kur rri mbyllur në zyra duke dhënë tendera e koncensione, nuk ke si ti dish sot hallet e shqetësimet e qytetarëve. Kur punë të vetme ke pasur uljen e ngritjen e traut të doganës, shqetësimet që një taksist nuk ka punë të duken pa vlerë. Dhe kur e ke mendjen tek trau i doganës dhe jo tek hallet, atëherë nuk ke se si të bësh tjetër veçse të mashtrosh.

Elisa e bën mirë këtë punë, fundja nuk bën gjë tjetër vetëm sa imiton shefin e saj që ulet në montazh e manipulon videot e liderit të opozitës.

Taksisti thotë pikërisht atë që Basha dhe PD ka muaj dhe vite që thonë: sot problemi i bizneseve të vogla është konkurrenca e pandershme, është rënia e konsumit, rënia e xhiros.

Sot kjo qeveri ka prishur tregun! Dëgjoje mirë Elisa, që të kuptosh se cilat janë hallet e shqiptarëve”, nënvizon Zhupa.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb