TIRANË- Historiani i njohur Pëllumb Xhufi deklaron se marrëveshja e re e detit që Shqipëria po negocion me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë me moderatoren Nisida Tufa Xhufi tha se nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruajnë mediat greke për marrëveshjen, madje as çfarë ministri i tyre i jashtëm deklaron.

Sipas tij, Kotzias është i detyruar të “ushqejë” opinionin publik atje me ndonjë kockë.

“Nga marrëveshja e parë Shqipëria u dëmtua. Sa i përket parimit të 12 miljeve e ka thënë edhe gjeneral Gerveni, kryenegociatori që Kotzias ia tha edhe publikut grek, do të mund të zbatohet aty ku ka det të hapur. Pra të marrim ne 12 milje, të marrë dhe Greqia. Por, jo në kanalin e Korfuzit. Aty besoj do zbatohet një tjetër parim. Duhet të kuptojmë që Kotzias ka të bëjë me një opinion publik, një përbindësh, pasi kështu e ka edukuat politika greke, që të jetë agresiv, të tillë janë. E patë çfarë bënë për çështjen e emrit të Maqedonisë? Ato që thotë ai për opinionin grek nuk duhen marrë si të vërteta. Ai herë pas here i hedh opinionin ndonjë kockë për të ngrenë, por se si qëndron e vërteta e marrëveshjes duhen pyetur këta tanët këtu”,- tha Xhufi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: