Shqipëria do të presë këtë vit Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Herën e fundit Samiti u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, kurse më 10 qershor radhën e ka Tirana.

Mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do e drejtojnë Samitin.

6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për projektet që përfitojnë në procesi i Berlinit.

Ky vit është i rëndësishëm për dy prej vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të shënuar hapjen e negociatave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb