TIRANE-Shqipëria ka refuzuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në paradën ushtarake në Rusi me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Burime nga Ministria e Mborjtjes në Shqipëri, bëjnë të ditur se refuzimi i ftesës është bërë për të qëndruar në një linjë me qëndrimin e partnerëve strategjikë.

“Në ceremoni të tilla ftohen krerët e shteteve. Gjithsesi, qeveria shqiptare e ka dënuar ndërhyrjen ruse në territorin ukrainas dhe i është bashkuar komunitetit euro-atlantik në qëndrimet e mbajtura. Ne jemi në të njëjtën linjë me partnerët tanë strategjikë”, thonë burime nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërkaq, bëhet e ditur se shumë liderë nga vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur gjithashtu të mos marrin pjesë në paradën ushtarake të 9 majit duke përfshirë këtu kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin britanik Kameron.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb