Ish- ministri i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për raportin e Freedom House që e shënon Shqipërinë si një nga vendet ku demokracia është në rënie.

Sipas Mustafajt përgjegjësia është e qeverisë dhe reagimi i Ramës ndaj raportit shuan çdo shpresë për përmirësim pasi ai akuzon për një situatë më të keqe opozitën, ndërkohë që opozita s’është përgjegjëse kryesore.

Po ashtu ai ka folur edhe për politikën në kohë pandemia, ku ka thënë se Rama dhe Meta kanë bërë gjënë e duhur duke ulur tensionet dhe përmirësuar atmosferën me njëri tjetrin ndërsa opozita ka pasur sjellje të rregullt me propozime realiste dhe logjike.

”Demokraci hibride e quan Freedom House, një nga raportet më autoritare pavarësisht se Freedom House është një organizatë joqeveritare raportet e tij janë referencë e madhe për PE, KE apo Senatin dhe Kongresin amerikan.
Ky raport ishte shumë më i drejtpërdrejtë, pra ka përcaktuar se mazhoranca po përpiqet të kthejë parlamentin në një institucion sa më pak të diskutueshëm.
Ka 2 probleme, situata demokratike po shkon në problem. Reagimi i kryeministrit ndaj këtij raporti është si ndaj çdo raporti tjetër. Reagimi i Ramës është i palejueshëm. Të gjithë fajin ja hodhi opozitës, mund të ishim dhe më keq tha nëse opozita do ja arrinte qëllimit. Ky reagim heq çdo shpresë për përmirësim.
Lajmi i mirë për ne ka qenë çelja e negociatave, por nga 9 kushte u bënë 15. Demokracia këtu ka shkuar realisht edhe më keq. Ai lajm për çeljen e negociatave është një sinjal ampule që do të vazhdohet. Situata e koronavirusit, përpjekjet e Ramës për të zgjatur periudhën ku ka të përqëndruar gjithë pushtetet në duart e tij nuk është periudhë shpresëdhënëse.
Opozita nuk është përgjegjëse kryesore. Në çdo demokraci ka rol organizimi i zgjedhjeve, siguria për të patur zgjedhje të lira dhe është detyrë e qeverisë. Presidenti dha një shans vitin e kaluar për zgjedhje të lira me anulimin e dekretit, por Rama i bëri karshillëk atij dhe opozitës.
Shumë herë kam thënë që në atë kohë dhe ën vazhdimëse që një opozitë në asnjë rrethanë nuk duhet të dalë nga parlamenti. Mospajtimi me politikën qeverisëse nuk është ikja. A do të mundej kryeministri të bënte këto që po bën nëse do ishte opozita? Po. 99% do i bënte. E bëri fushatën me kërkesën më jepni timonin. Ne kemi parë dhe përgjimet politike të bëra nga Prokuroria, jo të paligjshme, ku tregohet se janë manipuluar zgjedhjet, janë përdorur kërcënime e para të pista. Besoj se PS ishte parti e parë por bëhej për të bërë fitoren që Rama të kontrollonte gjithë situatën.
Ajo çfarë thotë FH për parlamentin është shumë e rëndësishme. Rama nuk pranon asnjë kritikë. E patë si ju përgjigj Rudina Hajdarit? Kryeministri në vend t’i përgjigjej kritikave të Rudina Hajdarit që në fakt i interesonin opinionit publik, kryeministri duhet të shpjegonte ai vuri në lojë dhe përqeshte opozitën.
është përhapur bindja se Reforma në Drejtësi synohej nga kryeministri edhe për të marrë pushtetin e drejtësisë. Ka shumë prova që këtë lloj dyshimi e vërtetoi. Ka shumë prova. I vetmi vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, të Lartë dhe Gjykata Apeli të copëzuara sa i përket njerëzit.
Drejtësia është jofunksionale prej 3 vitesh. Janë më shumë se 35 mijë dosje në Gjykatën e Lartë. Një trupë gjyqësore aq sa Gjykata e Lartë sa dhjetëvjeçarë u duhet për të trajtuar ato dosje. Sovraniteti i këtij vendi ka marrë fund.

Meta- Rama?
Ka ndryshuar atmosfera. Në thelb nuk e kam parë sepse nuk jam ballafaquar. Por klima mes tyre është përmirësuar. E quaj të mirë në këtë situatë. Pra që dy insitucione të larta të ishin në përplasje siç ishin para pandemisë. Nëse Meta heq dorë nga kauzat atëhere do të jetë goditje dhe ulje e imazhit të Presidentit.

Opozita ka treguar një kulturë politike të mirë. Ka qenë propozuese, reflektive ndaj problematikave qoftë në sektorin ekonomik, menaxhimin e të sëmurëve apo denoncimet pa virulencën që një opozitë nervoze e ka. Ka qenë një opozitë etike. Në rolin që i takonte, por edhe në rolin që ka bërë me propozimet logjike, të mundshme, realiste.”- tha Mustafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb