Shqipëria kërkon korigjim të vendimit për anulimin ndaj çështjes së investitorit Italian Francesco Becchetti. Në rifreskimin që iu është bërë të dhënave për çështjen, thuhet se në 26 Maj 2021 në qendrën Ndërkombëtare për zgjidhjen e Mosmarrveshjeve të Investimeve, qe eshte një gjykatë arbitrazhi pjesë e Bankës Botërore,  është paraqitur një tjetër kërkesë e Shqipërisë për çështjen Becchetti. Në kërkesë thuhet se ‘Sekretari i përgjithshëm regjistroi një kërkesë për korigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë’.

Nuk ka më shumë informacion mbi kërkesën e shqipërisë në gjykatën e arbitrazhit, por ajo që dihet është se për këtë proces janë ndjekur disa procedura, madje me disa nivele, por që në të gjitha rastet vendimi ka qënë kundër shqipërisë. Në prill të 2019, Gjykata arbitrazhit ndërkombetar pranë Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit Agon Channek ishte “motivuar politikisht”.

Autoritetet shqiptare kërkuan anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht 2019 arbitrazhi pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit që kishte marrë vetë. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojtje të parimeve themelore juridike që lidhen me një proces.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por ne 2 prill 2021 Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e gjeti të drejtë pretendimin e palës shqiptare, dhe la në fuqi vendimin që Shqipëria të paguajë 110 milion euro si dëmshpërblim për ortakët e Agon Channel.

Mbetet për tu parë nëse Levizja e radhës e autoriteteve shqiptare, është manovër për të shtyrë në kohë pagimin e dëshpërmblimit, duke qënë se jemi në një moment jo të mirë për financat publike, dhe nëse do ketë fuqi ose jo ky ankimim i ri për të korigjuar vendimin 110 milion euro të  arbitrazhit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb