Nga: ERION SHKAMBI*ELBASAN-Fitore historike për Shqipërinë. Një tjetër rezultat surprizë që e motivon edhe më shumë përfaqësuesen kuqezi në rrugëtimin e tyre drejt “Euro 2016”. Një super gol i Ergys Kaçes i ka dhuruar përfaqësues një fitore të bujshme përballë Francës. Elozhet e trajnerit Deshamp përpara ndeshjes nuk ishin të pabaza, pasi djemtë e De Biasit jo vetëm që përsëriten vetveten në ndeshjen e kthimit kundër “trikolorëve” por bëjnë edhe më mirë, duke i mposhtur për herë të parë. Edhe pse kjo miqësore ishte projektuar si një test eksperimentues në funksion të ndeshjeve të shtatorit, të gjithë duke nisur nga trajneri dhe deri tek lojtari i fundit që u aktivizua në këtë sfidë besojë dhe arritën një rezultat fantastik.

Me një mbrojtje të ndryshuar thuajse 50% dhe më një formacion risi, Shqipëria nuk ndryshoi asnjëgjë në lojë, e kujdesshme në mbrojtje dhe e rrezikshme sa herë zbret në sulm. Një shembull tipik ishte aksioni i minutës së 25-të ku mesfushorët kombinojë saktë ndërmjet tyre duke nxjerr në krah Roshin që shpërthen dhe vë në vështirësi portierin Hugo Luris por Lenjani nuk arrin të përfitojë nga kjo dhuratë. Lenjani edhe një herë do të bëhej protagonist në tre minuta më vonë. Memushaj dhuron një super asis për mesfushorin e krahut me Lenjanin që i vetëm përballë portierin Loris gjuan keq duke fituar vetëm një gostie këndi.

I rikthyer ne formacion pas një periudhe të gjatë Ergys Kaçe vë në jetë një super gol. Mesfushori shtatshkurtër tregohet perfekt në ekzekutimin e tij duke çuar në delir tifozët e pranishëm, një goditje dënimi fantastike dhe një gol që do mbesë gjatë në kujtesën e çdo tifozi shqiptare. Në pjesën e dytë trajneri De Biasi bën një rotacion thuajse total duke i dhënë hapësira lojtarëve të grumbulluar. Çdo lojtar i hedhur në fushe tregon vlerat e tij, si në rastin e Valdet Rames që menjëherë bëhet protagonist duke çarë mbrojtjen e francezëve por për fatin e tij të keq i tillë nuk ishte dhe finalizimi. Yjet në letër të përfaqësueses franceze u përpoqën për të përmbysur rezultatin por ishte e pamundur, madje as Paul Pogabo, një lojtar që vlen 100 milionë euro në merkaton e transferime, nuk arriti të bënte më shumë se sa të vinte në lëvizje portierin Berisha. Goli i Kaçes mbetet në fuqi deri në sekondat e fundit, duke bërë dhe një herë çdo shqiptarë të ndihet krenar për këtë skuadër që tashmë nuk rresht së surprizuar përballë çdo rivali.
Formacioni zyrtar i kuqezinjve:
Berisha – Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji -Basha, Kaçe, Lila, Roshi, Lenjani – Cikalleshi
Formacioni mundshëm i Francës:
Loris: Sanja, Varan, Sakho, Evra, Matuidi, Pogba, Gonalons, Griezman, Valbuena, Zhirud

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb