Presidenti Ilir Meta ka komentuar propozimin e bërë dje nga Presidenti i KiE, Charles Michel gjatë vizitës së tij në Tiranë, ku theksoi se Shqipëria të bëhet shtet i asociuar i Bashkimit Europian.

Në një konferencë për mediat presidenti tha se me rëndës janë detyrimet e shkruara.

“Idetë që hidhen nga individë të caktuar, pavarësisht nga funksionet që mbajnë, janë interesante. Por më të rëndësishme janë këto detyrime të shkruara, të votuara nga institucionet më të larta të BE. Që i zgjedhin zyrtarë të tillë, dhe i kërkojnë atyre llogari. Këto janë të pashmangshme, të paevitueshme për një vend që kërkon të bëhet anëtar i BE.”, pohoi presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: