Tërmeti i së shtunës shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke lënë në qiell të hapur disa familje. Policia e Kavajës në solidaritet të plotë me të prekurit nga tërmeti.

Punonjësit e Policisë gjatë ditës së sotme kanë grumbulluar ushqime, ujë, pije freskuese dhe ua kanë shpërndarë banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët janë sistemuar në qendrën pritëse në stadiumin e Kavajës.

“Policia e Kavajës fton qytetarët që të telefonojnë në numrin 112 apo të njoftojnë nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”, në rast nevoje, duke iu garantuar se Policia e Kavajës do të jetë menjëherë pranë tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: