Pas 4 muajsh, Sali Berisha u rikthye në Kuvend dhe u shpreh se Shqipëria duhet të çojë municione në Ukrainë. Kryeministri Edi Rama sonte në Open në Top Channel, komentoi pikërisht fjalën e tij.

“Dëgjova disa dokrra për Ukrainën, por në ditët në vijim do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme për rolin e Shqipërisë,” tha Rama.

Ndërsa më herët Berisha në Kuvend u shpreh: “I shpreh solidaritetin tim të plotë në emër të PD, kombit ukrainas. Jam këtu për të ngritur zërin, për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit.

Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund t’u dërgohen atyre, por argati i Beogradit jo më kot hesht. Ju zotërinj deputetë duhet të ngrini zërin se përfaqësoni PD jo Lul bravën”.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: