Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 ka fituar sot në Fier një ndeshje miqësore të organizuar kundër bashkëmoshatarëve të Gjeorgjisë. Trajneri Erion Bogdani kishte organizuar një grumbullim që me datë 20 gusht me futbollistët që i cilëson si pjesë të grupit për eliminatoret e Europianit dhe sot kishte mundësinë të shihte më konkretisht gjendjen e futbollistëve të seleksionuar.

Në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, të luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu”, diferencën mes dy skuadrave e ka bërë një goditje dënimi e Sadik Çelës në pjesën e dytë, duke i dhënë suksesin minimal Shqipërisë U-19 në duelin e parë përgatitor. Dy skuadrat kanë një tjetër ndeshje më datë 1 shtator, po në Fier, ku do të testojnë të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Shqipëria U-19 luan eliminatoret e Europianit në ditët e para të tetorit. Kuqezinjtë janë në të njëjtin grup me Ukrainën, Malin e Zi dhe Norvegjinë./panoramasport/
lista_u19vs_geo-470x578
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: