Pas muajsh pritje të detyruar nga pandemia, kombërja e Shqipërisë U-21 bëhet gati të kthehet në fushën e lojës për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Kampionatit Europian. Skuadra kuqezi do të luajë më 4 shtator në tranfertën e Austrisë, ndërsa katër ditë më pas do të përballet me Andorrën. Për këto dy ndeshje, trajneri Alban Bushi ka vendosur t’I besojë shumë futbollistëve të Superligës, duke grumbulluar 12 prej tyre nga skudra si Tirana, Laçi, Apolonia, Skënderbeu, Partizani dhe Teuta.

Lista
Lista

Në listën me 22 lojtarët e thirrur prej tij, tekniku beson se ka marrë ata më në formë. “Unë jam i mendimit që ai që është më i mirë të vijë. Iu kemi dhënë mundësinë të gjithëve. Janë lojtarë që e meritojnë të gjithë. Kanë bërë shumë mirë në Kupat e Europës lojtarët e Tiranës dhe Laçit. Për deri sa kemi rezultatet pozitive në Kupat e Europës, jemi optimist për të ardhmen. Për sezonin tjetër me U21 do të kemi ekip shumë të fortë. Ekipet shqiptare luajnë me shpirt dhe zemër. Në kohë pandemie, favorizohet ekipet e vogla. Ekipet e mëdha duan një farë motivimi. Jam munduar që të marrë lojtarët më të mirë që kanë stërvitje dhe ndeshje. Ka lojtarë që nuk vijnë për arsye dëmtimi. Unë jam shumë i gëzuar, për paraqitjet e ekipeve shqiptare. Janë lojtarë që kanë krijuar një farë besimi. Kjo na bën shumë optimist. Pse jo të shkojmë në Austri për një rezultat pozitiv”, ka shpjeguar zgjedhjet e tij Bushi.

Bushi
Bushi

Pa shpresa për kualifikim, objektivi i mbetur për kombëtaren shqiptare U-21 është vendi i tretë në grupin 3 eliminator të Kampionatit Europian. “E kemi furnizuar shumë ekipin e a parë. Kemi qenë shumë të kënaqur. Kemi pasur një ekip kompetitiv. Kemi bërë gjithmonë lojëra të mira. Rezultatet na kanë munguar. Për këtë sezon kemi objektiv vendin e tretë. Austria është ekip shumë i fortë. Jam i bindur që do të bëjmë lojë të mirë dhe do të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Bushi. Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura Shqipëria U-21 ka grumbulluar 5 pikë dhe renditjet në vendin e katërt me një pikë më pak se Kosova.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb