Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron.

Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria do të jetë vend pritës më 2025 i Samitit të Përbashkët Europian. Më tej, Rama tha se mes Tiranës dhe Londrës vijon bashkëpunimi për të luftuar kontrabandimin e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.

Edi Rama: Cameron është një avokat shumë i rëndësishëm për proceset transformuese për rajonin tonë. Kemi folur për luftën kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, ku jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Do të godasim këtë trafik edhe në vazhdim, që t’i shkojmë në rrënjë fenomenit, që ka të bëjë me rrjetet e krimit të organizuar. MB ka shprehur interes për të parë përfundimin me sukses të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka përparësi dhe ngecje në vend, madje ka raste edhe të kthimit pas. Desha të falënderoj Sunak dhe lordin Cameron, edhe për mbështetjen që kanë dhënë që Shqipëria të bëhet vendi pritës për Samitin e Përbashkët Europian, që do të mbahet këtë vit në 2 qershor, më falni 18 korrik në Londër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb