Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian ka ngritur çështjen e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së krimeve zgjedhore të zyrtarëve të lartë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku tha se korrupsioni është kthyer tashmë në sistem dhe se Shqipëria është tashmë vendi më i korruptuar në Europë.

“Të ftuar sot në Këshilin Kombëtar të Integrimit Europian ishin ministri Manja, Prokurori Përgjithshëm Çela dhe kreu SPAK Kraja.

Lufta kundër korrupsionit është një nga kushtet e rëndësishme të vendosura nga Bashkimi Europian dhe që në të vërtetë i shërbejnë dhe Shqipërisë dhe shoqërisë.

Megjithë problemet akute që ka vendi ynë sërishmi krimi zgjedhor dhe personat e përfshirë në të në nivele të larta mbeten të padënuar.

12 çështje zgjedhore janë referuar nga Prokuroritë tek SPAk në lidhje me krimet zgjedhore dhe ne duhet të kemi info në lidhje me to.

Shqipëria vazhdon të jetë në listën gri të MoneyVal dhe është një vend i rrezikshëm ku pastrohen paratë.
Korrupsioni është kthyer në sistem dhe ka krimbur institucionet shtetërore aq sa tani jemi vendi më i korruptuar në Europë.

18% e pastrimit të parave ndodh nga paratë e korruspionit në vendin tonë.

16% e pastrimit të parave ndodh nga paratë e drogës dhe që më tej kalojnë në ndërtime e jo vetëm.
Strategjia e qeverisë shqiptare me planin e integritetit nuk funksionin, pasi faktet flasin se korrupsioni bëhet me ligj, me kostum dhe z. Maja ka një konflikt interesi.

7 nga 9 ligjet me porosi të votuara në kuvendin e Shqipërisë janë shkruar dhe votuar nga mazhoranca socialiste në pushtet.

Shqipëria sot rrezikohet nga humbja e luftës kundër korrupsionit, nga shkatërrimi i vlerave morale që mbajnë një demokraci dhe një shtet ligjor. Duhet të kërkojmë llogari përpara institucioneve përkatëse”, shkroi Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb