Deputetja e LSI, Erisa Xhixho deklaron se Shqipëria është më keq se çdo vend në Europë sa i përket pagës minimale. Duke iu referuar raportit të Eurostat, Xhixho shkruan se paga minimale duhet të rritet sot jo nesër për të ndihmuar të varfrit dhe shtresat në nevojë që janë braktisur nga qeveria.

“Paga minimale:  Shqipëria më keq se çdo vend në Europë!

Sipas EUROSTAT Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.

Qytetarët që sot përballen me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, me rritjen e çmimit të karburantit dhe të transportit, e kanë të pamundur përballimin e kostove të jetesës, ç’ka rëndon më shumë varfërinë e tyre.

Paga minimale duhet të rritet sot jo nesër për të ndihmuar të varfërit dhe shtresat në nevojë që janë braktisur nga qeveria që vetëm të majtën nuk përfaqëson”, deklaron deputetja e LSI.

Xhixho
Xhixho

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb