Gazetari i “Daily Mail” Peter Oborne ka bërë si çdo vit parashikimet e rij të çmendura për vitin e ri. Në artikullin e publikuar në “Daily Mail” shkruhet se Jose Mourinho do të marrë stolin e Shqipërisë për Euro 2016 dhe do të mposhtë Anglinë me penallti, në një fazë finale të Kampionatit Europian.

Parashikimi i Oborne shkon edhe më tej, kur shkruan se në fund, Shqipëria e Murinjos do të fitojë Euro 2016.

Ndër parashikimet gazmore të gazetarit Oborne është edhe dalja e Britanisë nga BE-ja, si dhe drejtimi i Shtëpisë së Bardhë nga kryetari i Bashkisë së Londrës Boris Johnson.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: