TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha tjotë se Shqipërisë i është refuzuar hapja e negociatave me Bashkimin Europian në vitin 2019. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se çfarë ka ndodhur në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së ditën e sotme në Luksemburg.

Sakaq, ai thotë se mbledhjes së pasdites, i është shtuar edhe një pikë e rendit të ditës, ku do të shqyrtohet propozimi gjeraman me 10 kushtet dhe pa datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

POSTIMI I PLOTE
Refuzohet ne Luksemburg hapja e negociatave me Shqiperine ne vitin 2019!

Te dashur miq, Franca, Hollanda, Danimarka hodhen poshte propozimin per hapjen ne qershor te vitit 2019 te negociatave me Shqiperine. Mbledhja e Ministrave te Jashtem te BE kaloi ne nje pike tjeter te rendit te dites per te shqyrtuar mbasdite edhe propozimin gjerman te 10 kushteve dhe pa date per hapjen e negociatave me Shqiperine! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb