E diela në darkë në “Seria A” vendosi përballë të tashmen dhe të ardhmen e portës së kombëtares shqiptare, pasi në fushë u përballën Atalanta e Etrit Berishës dhe Lacio e Thomas Strakoshës.

Përpara nisjes së takimit në Bergamo dy portierët u përshëndetën me një përqafim të ngrohtë, duke i uruar i uruar njëri-tjetrit “paç fat” dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re.

Mediat në Itali nuk ia kursyen një pyetje Etrit Berishës për kolegun e tij kundërshtar që këtë herë ishte shoku i kombëtares. “Titi” u shpreh: “Është një portier shumë i mirë, dhe po bën shumë mirë me Lacion. Padyshim që është e ardhmja e skuadrës tonë Kombëtare.”
shqipez
Thomas Strakosha në pamundësi për të shprehur mendimin për Berishës gjeti një mënyrë tjetër duke postuar në rrjetet sociale një foto nga momenti i fillimit të ndeshjes ku shkruante “shqipez”, për të treguar origjinën e përbashkët shqiptare, dhe për të nënvizuar se lidhja mes tyre është e fortë, dhe një ndeshje futbolli nuk mund ta thyejë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb