Jetmira është edhe humanitare e madhe dhe ka ndihmuar shumë personat që kanë patur nevojë në Kosovë Një fotografi e Jetmira Avdilit të Solothurnit (24), që e mban uniformën ushtarake të Kosovës, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. Ajo nuk priste kaq shumë reagime.

Foton e ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku shkruan: “Ushtria është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Jam krenare me ju. Rrnoftë Ushtria e Kosovës”, shprehet ajo. Kjo foto është pëlqyer më shumë se 21 mijë herë në Instagram, por ka marrë edhe shumë komente.

Ajo ka shërbyer 300 ditë shërbimin ushtarak në Zvicër dhe gjithashtu  nuk kishte se si të mungonte një përshëndetje e saj me simbolin tonë kombëtar. “Nuk kam menduar se do të kishte kaq shumë reagime. Foto është bërë më 14 dhjetor, kur Kosova ka njoftuar se do të kishte ushtrinë e saj”, thotë Jetmirja.

Shumë akuza në drejtim të saj, nëse e ka tradhtar vendin. “Tradhtia do të ishte nëse vërtet do të bashkohesha me ushtrinë e Kosovës, por nuk do ta bëja këtë. Kam shërbyer në ushtrinë zvicerane dhe jam shumë e lumtur”, thotë tutje ajo, shkruan albinfo.ch.

Ajo kishte shërbyer në ushtrinë zvicerane, por një fotografi me shqiponjë e ‘solli përfundimin e karrierës’. Ajo ishte ushtare e aeroportit në vitin 2013, kur u fotografua me ushtarë të tjerë, duke bërë shqiponjën.

“Dëshiroja t’i bashkohesha Ushtrisë Zvicerane në Kosovë, por u refuzova. Arsyeja ishte çështja e shqiponjës. Do të isha e përsosur në atë pozitë”, shprehet 24-vjeçarja.Ajo është jo-politike dhe nuk dëshiron të flet për luftë. “I shes këto këmisha për të mbledhur fonde për Kosovën. Nuk dua të flas për luftën, sepse duhet të kemi paqe”, shprehet tutje 24-vjeçarja. Jetmira është edhe humanitare e madhe, dhe ka ndihmuar shumë personat që kanë pasur nevojë në Kosovë.

“Kur përmendet Kosova në dritën pozitive, mua më hapet zemra dhe gëzohem për çdo mendim të mirë ndaj Kosovës apo shqiptarëve”, ishte shprehur ajo kohë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb