TIRANË

Pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike , Lulzim Basha për heqjen e shqiponjës, ka ardhur sërish reagimi i kreut të qeverisë, Edi Rama.

Rama fillimisht e konsideroi simbolin e Shqiponjës tek Dogana si  vulgaritet të hipur në piedestal, ndërsa Basha iu kundërpërgjigj duke  shkruar se kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja  Kombëtare i duket një vulgaritet.

Ndërkohë në reagimin e dytë, Rama shkruan se :“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist “, shprehet Rama në “Twitter”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: