Portali grek “Newsit.gr” ka publikuar sërish foto të shqiptarëve në ushtri, të cilët bëjnë shqiponjën me duar.Nuk dihet se ku janë realizuar fotot në fjalë. Ka dyshime se e gjitha kjo është një traditë në mesin e shqiptarëve që shërbejnë në ushtrinë greke, të cilët realizojnë foto, shumica e të cilave ndoshta bëhen në mënyrë të fshehtë. Pritet të ketë sërish një reagim të fortë nga ana e Ministrisë Greke të Mbrojtjes. Ndërkohë që sa më shumë acarohen grekët dhe kërcënojnë me masa, aq më shumë përhapet fenomeni i “Shqiponjës dykrenore” në radhët e ushtarëve shqiptarë që shërbejnë në armatën greke.

shqiptar14

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb