Mediat serbe Blic.rs dhe B92 kanë zbuluar dhe pretendojnë se Presidentit Aleksandër Vuçiç i është vendosur në Shtëpinë e Bardhë një letër në tavolinë për të njohur Kosovën.

Blic.rs shkruan se informacionin e ka marrë nga qarqet diplomatike në Uashington. Për më tepër ajo  citon burimin e saj që ka thënë se ‘’Gjithçka ishte e parapërgatitur ,shqiptarët dinin gjithçka’’.

Në fakt Vuçiç ka thënë javë më parë se priste befasi, kurse Avdullah Hoti ka thënë prerazi nga ana tjetër se shkon në SHBA për të diskutuar me Serbinë vetëm për njohje reciproke dhe asgjë tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb