TIRANË

“Shqiptarët do përgjigjen fuqishëm. Me vullnetin më të hekurt. Do i përgjigjen pa diskutim. Se çfarë do vendoset është për t’u shpalosur në moment. Të gjithë variantet janë në tryezë dhe do vendosen”.

Kështu deklaroi kreu i PD-së Sali Berisha mbrëmjen e sotme në “Open” në Neës24 duke folur për protestën e 12 nëntorit.

Berisha u ndal më tej tek energjia duke deklaruar se Edi Rama ka luajtur bixhoz.

Sipas tij, në kulmin e verës shiti energjinë tek agjentë shqiptarë privatë me 40 euro, kur në bursë ishte 180 euro, e madhe sipas tij dhe energjinë që merrte nga KEK-u i Kosovës. Ai theksoi se Shqipëria ka prodhuar 8 muajt e parë 100% nevojën e saj.

“Si mund të pranohet një kryeministër i cili përdor energjinë si kamzhik kundër qytetarëve. Sikur e prodhon në Surrel dhe nuk është një e mirë publike që e ka shndërruar në mallkim për qytetarët.

Merr 107 mijë biznese të cilëve ua rriti nga 71 ua bëri 2015. ua katërfishoi bizneseve të vogla. Çfarë iu bëri furrave, ua rriti furrave, fabrikave të miellit, ndaj rritet çmimi i bukës. Qytetarët paguajnë energjinë me çdo gjë. Me fashën preken 60% e konsumatorëve. Preken nga falsifikimi i faturave. Si po vjedhin tani? Me të gjitha format. Ke pallatin me 15 hyrje, i vjetër, pa ashensor. Ai ka 5 llamba, ato shpenzojnë gjithsej 40-50 kilovatë, faturohen 60-700 kilovatë. Kush i paguajnë, qytetarët.

I thoshte sot Von Der Leyen se kemi shpenzuar 460 mln euro, se po vjedh. Ky në kulmin e verës shiti energjinë te agjentë shqiptarë privatë me 40 euro, kur në bursë ishte 180 euro. Agjenti provat e shiste jashtë me 150 euro. Dhe fitimin e ndante me qeveritarët.

Merrte energji nga KEK- u i Kosovës. KEK-u sillte në kohë piku. Ky në vend se të mbyllte digat dhe të konsumonte energjinë e Kosovës, e shiste në treg, bënte bixhoz dhe hapte digat.

Shqipëria ka prodhuar 8 muajt e parë 100% nevojën e saj. E kam nga ë gjitha burimet kompetente. Bixhoz. Merr zbraz digën, shitja, këtij, bli me 200 atje. Nuk kanë asnjë lloj kufizimi në vjedhjet që bëjnë me energjinë”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb