Ndërkohe që gara për kreun e ri të konservatorëve dhe kryeministrin e ri të Britanisë është duke vijuar, ish- ministri Rishi Sunak ka bërë një prezantim të një plani me dhjetë pika mbi marrjen nën kontroll të kufijve britanikë, çështjes që ai e ka konsideruar rthelbësore.

Sunak dhe Liz Truss janë dy kandidaturat e fundit të mbetura pas një procesi eliminimi mes kandidatëve paraprakë.

Në programin e publikuar sot, Sunak është zotuar se do të trajtojë krizën e emigrantëve të paligjshëm si prioritet në 100 ditët e tij të para nëse bëhet kryeministër.

Nga plani i publikuar, kuptohet që ish- ministri nuk ka hequr dorë nga qëndrimi për tu tërhequr nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, nëse kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e emigrantëve.

“Kjo duhet të ndalet dhe nëse jam kryeministër do ta ndaloj. Njerëzit janë lodhur duke parë varka të vogla që mbërrijnë në këtë vend me autoritetet që duken të pafuqishme për t’i ndaluar.

E di që lexuesit e Sun on Sunday janë njerëz patriotë, bujarë që duan të ndihmojnë ata që luajnë sipas rregullave dhe kanë nevojë për ndihmën tonë.

Por ata nuk janë të qartë se përse qeveria nuk mund të ndalojë anijet që lëvizin në plazhet e Britanisë në çdo orë”, tha ai për një gazetë britanike.

Sunak ka bërë me dije gjithashtu se në një nga veprimet e tij të para si kryeministër, do të ripërcaktojë dhe forcojë përkufizimin ligjor se kush kualifikohet për ligjet e azilit.

Testi do të jetë më shumë në përputhje me Konventën për Refugjatët sesa interpretimin e KEDNJ-së për të penguar ata që hyjnë ilegalisht të mos qëndrojnë në Britani.

Planet do të përfshijnë gjithashtu dhënien e kontrollit të Parlamentit mbi numrin e refugjatëve që lejohen të hyjnë përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore.

Zoti Sunak ka deklaruar se do të bëjë presion edhe për bisedime urgjente ballë për ballë me presidentin francez Emmanuel Macron për të gjetur një zgjidhje të ndërsjellë për kalimet me varka të vogla.

Ai do të përpiqet të arrijë një marrëveshje kthimi mes dy vendeve duke investuar së bashku në skemat për të ndaluar rrugët e kontrabandës.

Në plan parashikohet gjithashtu krijimi i një Task Force për varkat e Vogla, që do të përfshijë ekspertizën ushtarake dhe do të përdorë burimet e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe aftësitë e inteligjencës për të ndaluar trafikimin në fazat e hershme.

Sunak, i cili tashmë ka mbështetur politikën për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë, do të synojë gjithashtu marrëveshje shtesë me vende të tjera.
Në një lëvizje radikale, zoti Sunak synon t’i japë emigracionit një rol më të spikatur në objektivat e politikës së jashtme të Londrës.

Do të bëhen vlerësime mbi shpenzimet e ndihmës së jashtme të qeverisë, kushtet e marrëveshjeve tregtare dhe opsionet e vizave për vendet që nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë për të rikthyer qytetarët e tyre.

Kandidati për kryeministër ka planifikuar gjithashtu edhe një goditje ndaj shpenzimeve që bëhen për strehimin e azilkërkuesve në hotele, duke sugjeruar përdorimin e anijeve të lundrimit si një formë për dtrehimin e numrit gjithmonë e më shumë në rritje të tyre.

Sunak është shprehur se do të punësohen gjithashtu më shumë punonjës të çështjeve, me stimuj të performancës për të arritur një objektiv prej 80 për qind të kërkesave për azil që do të zgjidhen brenda gjashtë muajve.

Kompanitë dhe individët që nuk arrijnë të kontrollojnë statusin e emigracionit të punëtorëve, ose
Organeve të zbatimit të imigracionit do t’u jepen më shumë para për të kryer më shumë bastisje dhe vizita në terren për të gjetur persona të cilët qendrojnë ilegalisht në Britani.

“Sistemi ynë i imigracionit është i prishur. Pavarësisht nëse besoni se migrimi duhet të jetë i lartë apo i ulët, ne të gjithë mund të biem dakord se ai duhet të jetë i ligjshëm dhe i kontrolluar.

Sistemi është kaotik, me qytetarët që i binden ligjit që shohin varka të mbushura me emigrantë të paligjshëm që vijnë nga Franca me marinarët tanë dhe rojet bregdetare në dukje të pafuqishme për t’i ndaluar ata.
Kjo uhet të ndalojë – dhe nëse jam kryeministër do ta ndaloj”, është shprehur zoti Sunak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb