TIRANË- Pas konferencës së sotme ku kryeministri Edi Rama e cilësoi emigracionin një fenomen historik dhe solli shifrat për largimet nga Shqipëria, komentuesit i janë sulur shefit të ekzekutivit duke pohuar se shqiptarët duan të ikin të gjithë.

Ata thonë se dhe ata që kthehen për idealizëm, zhduken natën të zhgënjyer. Por nuk kanë munguar replikat e kryeministrit që sjell edhe të dhënat. Sipas tij, deklaratat për largime masive janë për shkak të propagandës dhe kazanit të rakisë me politikë.

emigracioni, shifrat

REPLIKAT
Komentues 1: Për çfarë rikthimesh po flet o burrë qeverie, rikthimet e detyrueshme apo ata që kthehen me idealizëm dhe zhduken natën të zhgënjyer?
Edi Rama: Jo mor çun jo, flas për shqiptarë që rikthehen në Shqipëri vetë, për ata flas, po çfarë faji ke ti që dëgjon vetëm daullet e propagandës së dëshpërimit!

Komentues 2: Shqiptarët duan me ik të gjithë natën ti thua po kthehen edhe zviceranët po vijnë të kërkojnë azil në Shqipëri me ndihmë ekonomike 30 euro në muaj.
Edi Rama: Fakte zotëri fakte, llafet t’i kam lënë ty dhe kazanit të rakisë me politikë.

Komentues 3: Është katastrofë dhe një e vërtetë e hidhur. Një hemorragji e rinisë dhe inteligjencës së kombit. Shqipëria është vetëm me militantë dhe pjesa tjetër skamorë.
Edi Rama: Kështu thua ti dhe propaganda e shpifur e kazanëve të politikës e të medias, po shifrat nuk thonë aspak kështu!

Komentues 4: Të ishte për emigrantë që emigruan me dëshirën e tyre do vazhdoni të qëndronin në vendet europiane ku emigruan emigrantët u riatdhesuan pa dëshirën e tyre në Shqipëri Z. Kryeminister dhe ky është një fakt mediatik që ti se përgënjeshtron dot.
Edi Rama: Nuk flas për ata unë, flas për ata që kthehen vetë dhe janë kthyer çdo vit!

Komentues 5: Vetëm tre herë kanë ikur shqiptarët masivisht, në vitet 91 në 97 dhe 2013-2018
Edi Rama: Ja dhe shifrat o king me veshë të gjatë, shikoji e gjej herën e tretë?

Rama fb komente 1

Rama komente fb 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb