Edhe deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka reaguar për 50 shqiptarët e bllokuar në Pikën Kufitare të Kapshticës duke i bërë thirrje Ramës të lejojë kalimin e tyre në tokën shqiptare.

Maliqi e krahason Ramën me Hitlerin, ish- diktatorin nazist. Deputeti thotë se Rama duhet të reagojë menjëherë dhe të lejojë kalimin e vëllezëve shqiptarë në kufi që më pas të karantinohen 2- javë në banesat e tyre.

STATUSI I LEFTER MALIQIT

Rama Hitler.Na paska pushtuar Gjermani si dikur ne 1943.Skandal mbi 50 Shqiptar ne token neutrale midis Vendit tone dhe Greqise. Se kuptoj ky nazist Kryeminister si mundet qytetareve te vet i ndalon hyrjen ne token e tyre shqiptare.

I bej thirrje ketij te semuri mendor si deputet dhe anetar i Komisionit te Sigurise Kombetare,qe te urdheroj urgjent kalimin ne token shqiptare te vellezeve tane ne kufi dhe ti urdheroj te shkojne ne izolim 2 javor ne banesat e tyre.

Ky nazist qe snjeh as Kushtetute,ndjell vetem panik e terror,nuk ndihmon familjet ne nevoje,por tregohet i pashpirt me shtetasit ne kufi dhe me njerzit ne nevoje.Mallkimet e shqiptareve do te zene o i babezitur, i korruptuar ,ske per ta gezuar as karrigen,as bunkierin as miliardat as tepsin as timonin.Reago sa nuk eshte vone o delirant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb