KAPSHTICË

Gazetarja Lorena Kodra raporton për News24 se emigrantët me problemet shëndetësore, me leje 90- ditore dhe që kishin shkuar në Greqi për arsye të forta janë lejuar të hyjnë në Shqipëri.

Në spitalin e Bilishtit disa persona janë dërguar me autoambulancë por sot kanë lënë spitalin.

Ndërkohë disa emigrantë të bllokuar që ishin me dokumenta të rregullta greke janë pranuar nga Greqia për t”u rikthyer në territorin e tyre.

Ndërkohë që këta emigrantë morën përgjigje pas 3 ditësh të bllokuar në doganë, 25 të tjerë kanë mbetur të bllokuar pasi nuk pranohen as nga Greqia dhe as nga Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb