MAQEDONI- Huliganët maqedonas që rrahën dhe dhunuan keqazi dhjetëra shqiptarë në Shkup disa ditë më parë, ndodhen ende në liri pasi policia nuk ka mundur ende t’i identifikojë dhe jo më t’i vërë para përgjegjësisë.

Viktimat, që pësuan dëmtime në këtë incident, thonë se vendi ku ka ndodhur sulmi vëzhgohet 24 orë nga kamerat e Ministrisë së Brendshme dhe kjo – sipas tyre, – e bën më të lehtë zbulimin e autorëve.
Ngjarja ndodhi të dielën pas ndeshjes ndërmjet Vardarit dhe Shkupit ku u rikthyen sërish thirrjet raciste kundër shqiptarëve.

Dhjetëra banorë nga fshati Batincë e Shkupit, janë sulmuar fizikisht nga tifozët e Klubit Futbollistik Vardar, ‘Komitët’, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit e cila përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm përfshi edhe ato të gjinisë femërore.

Prej gjithsejtë 12 personave të sulmuar 10 janë gra. Viktimat e pafajshme në momentin e sulmit, kanë qenë duke shëtitur në sheshin “Maqedonia”.

Raportohet se personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14-vjeçarë.

Komitat fillimisht kanë provokuar me fjalë fyese dhe duke iu thënë se Sheshi Maqedonia nuk është vend i shqiptarëve, dhe pastaj u janë vërsulur fizikisht, raportuan mediat maqedonase.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: