Nga një sondazh i kryer në Maqedoni ka rezultuar se shqiptarët në kë vend konsiderojnë Turqinë vend më mik se Shqipërinë.

Pas publikimit të rezultateve të anketës të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Agjencia “PROSPEKT” dhe “TV TELMA” rezultatet tregojnë se Turqia mbetet vendi më mik për Maqedoninë.

Te shqiptarët, Turqia ka më shumë mbështetje madje se edhe Shqipëria. Rreth 17 për qind të anketuarve shqiptarë janë shprehur se shteti më miqësor për Maqedoninë është Turqia, për SHBA-të janë shprehur 10.7 për qind, e treta Shqipëria me 10.2, Gjermania me 7.6, BE dhe Rusia me 4 për qind.

Tek maqedonasit Turqia është vendi i parë më miqësor me 12 për qind, e dyta Rusia me 11.4, SHBA-të me 5.9, Serbia 4.9, Gjermania 4.5, ndërsa BE me 1.4 për qind.

Tek votuesit e VMRO, Rusia mbetet në vendin e parë, rreth 16 për qind e votuesve të partisë së Gruevskit thonë se Rusia është shteti më miqësor për Maqedoninë, e dyta radhitet Turqia me 15.5 për qind, Serbia me 6, SHBA-të me 4.7, si dhe Gjermani me 3.4 për qind.

Tek votuesit e LSDM, mbështetja për Rusinë është dyfish më e vogël se sa në VMRO. Rreth 14 për qind e votuesve të LSDM-së mendojnë se shteti më miqësor është Turqia, e pasuar nga SHBA-të me 12.1 pastaj Gjermania me 10.3 për qind, Serbia 6.9, si dhe Shqipëria me 2.6 për qind.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb