Është çelur në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita “Fatet e shqiptarëve të mbijetuar të Mathausenit”, që sjell objekte, dorëshkrime dhe një dokumentar me rrëfimet e familjarëve të atyre që ishin në kampet fatkeqe dhe ia dolën të kthehen të gjallë. “Janë fatet e këtyre shqiptarëve që shkuan në Mathausen. Personazhi që mi lidh të gjithë historitë, ishte Beqir Xhepa, i cili përveç ditarit, ka lënë një artefakt të veçantë që është shihe e vogël qelqi, me hirin e vëllait të Kozam Nushit.”, pohoi Admirina Peçi.

“Një nga ish të burgosusit ka vdekur duke thënë gjermanisht numrin e tij të kampit, sepse njerëzit ktheheshin në numra. Ne kemi bërë të kundërtën, të kthejmë njeriun në njeri. Ekspozita fillon me shkallën e vdekjes dhe përfundon me një vizatim nga ish i burgosur që besonte se kishte një të nesërme”, tha kuratori Elton Koritari.

Një shishe me hirin e një prej atyre që u dogjën në krematorium dhe shënimet që rrëfejnë përjetimin e tyre, qëndrojnë përkrah imazheve dhe të dhënave për 500 shqiptarët që përfunduar në kampet naziste dhe 24 që u kthyen. Aktiviteti vjen si bashkëpunim i Muzeut, Fondacionit EVZ dhe DMO Albania. “Kjo ekspozitë synon të ngrejë një debat në shoqëri mbi sistemet totalitare dhe ngritjes së vendeve dhe memorialëve të kujtesës”, tha Dorian Koçi.

Ekspozita dhe dokumentari nga “Ferri në ferr” kërkojnë të hedhin dritë mbi të shkuarën dhe fatet njerëzore në kohë të errëta për njerëzimin, nga nazizmi në diktaturën e proletariatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb