TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, reagoi përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama sa i takon kthimit të shqiptarëve në Atdhe.

“9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, kërkova që qeveria të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në Europë. Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë. Të paktën, nuk do të jenë më të diskriminuar dhe të harruar nga shteti i tyre.” Shkruan Pollo ndërsa sjell në vëmendje statusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb