Elvis dhe Fatma Naçi kanë udhëtuar drejt Beratit për të takuar Edlirën dhe fëmijët e saj. “Edlira është një vajzë e re me dy fëmijë të vegjël. Kanë ardhur nga fshati me qira në një banesë në Berat, por nuk kanë një jetë normale, nuk kanë ushqime të mjaftueshme. Imagjinoje vetë sa të vështirë e kanë. I thotë që fëmijët t’i çojë në jetimore apo tek njerëzit e burrit, por ajo nuk pranon kurrsesi. Një nënë e madhe shqiptare nuk i lë jetimët e saj” i thotë Elvisi Fatmës.

https://youtu.be/ZrMMakTYRzY

Fatma: ajo është shembulli perfekt i nënës shqiptare, ajo nuk mund t’i lejë vetëm fëmijët e saj. Nënat shqiptare tregojnë se me shumë sakrifica që rrinë pranë fëmijëve dhe familjes.

Elvisi: ne kemi marrë rrugën për ta përkrahur për këtë nënë, do ta përkrahim

Fatma: ata kanë nevojë  për një dorë që të fillojnë një jetë më të mirë, ta shikojnë të ardhmen në një kënd ndryshe tu hapen dritare te reja.

Elvisi: aty ku ka jetim, ne e quajmë nder të madh tu qëndrojmë pranë

Fatma: dëshirojmë tu rregullohet jeta

Elvisi: është rast i veçantë, burri i ka ndërruar jetë, ka pasur shumë halle, nuk bëjnë një jetë normale si gjithë të tjerët.

Elvisi dhe Fatma trokasin në derën e familjes Alimetaj, në shtëpi i presin Edlira dhe dy fëmijët.

Elvisi: paske fëmijë shumë të bukur, vetë si kalon?

Edlira: me probleme, me strese…

Elvisi: duhet të jesh e fortë, të përpiqesh maksimalisht ta përballosh jetën, këtë që bën ti e bën një njeri i fortë, ke bërë vepra të mëdha, ke kaluar një sprovë shumë të madhe, por lotët e tu nuk ua tregove dy engjëjve

Edlira: familja ime ishte shumë e varfër, një tmerr ishte kur shkova me dy fëmijët. Mora këtu një shtëpi me qira por është shumë e vështirë. Kam marrë borxhe për mos të ndier uri, komshia ma blen përditë bukën, përditë më sjell gjellë, sado që kam punuar kisha një rrogë të ulët, më shumë nëpër spitale kam qëndruar

Elvisi: ta nxisim njëri tjetrit të jemi afër, siç bën fqinja jote

Edlira: një ditë më tha djali do ndihmoj të tjerët, do bëj lekë tha që t’i ndihmoj

Elvisi takon edhe fqinjën që viziton Edlirën

Fatma: kjo që keni bërë ju për këtë familje, është shumë e madhe

Fqinja Xhuli: janë vërtetë keq, gjendja e tyre nuk është e mirë, në momentin që janë zhvendosur në këtë apartament, më ra në sy vajza e vogël, u afeksionuam pasi vetë kam tre djem. Ishte shumë dramatike kur e nxorën nga pallati përballë ku banonte. Kishe në duar një boçe me rroba dhe dy fëmijët. Dridheshin nga të ftohtit. Kanë qëndruar nga mëngjesi derisa është errësuar. Ishte dimër. Qëndronin duke u dridhur.  I kemi marrë dhe i kemi sjellë këtu pasi kisha çelësin , kur vjen e zonja e shtëpisë traumatizohen të gjithë. Për bukë nuk llogaritej, punonte 10 orë në ditë, i linte fëmijët vetëm. Merrte 220 mije lekë në total pa pushime. Këto ishin të ardhurat. Edlira jeton me djersën e ballit. Ka shumë mënyra për të siguruar jetesën por ajo nuk e ka bërë. Vetëm rri duke qarë. Fëmijët kur erdhën rrinin të veçuar, nuk kishin parë as një film me kukulla ndonjëherë. Nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe për ta, kam gatuar për vetë në fund të fundit kam shtuar një garuzhde për ta.

Elvisi: po ta bëjnë të gjithë këtë, nuk do kishim këtë varfëri

Fqinja Xhuli: kam bërë aq sa kam pasur mundësi. Edlira është një nënë me dy fëmijë jetimë. Është e re, fëmijët të bëjnë për vete vetëm duke i parë

Elvisi: të falenderojmë, modelin tënd ne duam ta përhapin, po ta bëjnë të gjithë vlen për shqiptarinë. Nuk është komshi i mirë, kur vetë është i ngopur dhe fqinjin e ka të uritur.

Xhuli: i dua shumë, jam shumë e lidhur me ta

Elvisi pyet Edlirën: Na thuaj Edlira për ëndrrat që ke?

Edlira: dua vetëm shëndetin e fëmijëve dhe një vend pune. Nëse kam punë ata do ushqehen. Kam nevojë për shtëpi por para shëndetit dhe punës, se di. Shtëpia duhet por…të paktën të hamë bukë!

Elvisi pyet fëmijët: Po ti çfarë dëshiron të kesh?

Djali i vogël: shtëpi!

Elvisi: ejani dhe shikojmë një familje tjetër në nevojë…

Në fakt Elvisi dhe Fatma kishin “kurdisur” një surprizë të këndshme.

Edlira dhe fëmijët u emocionuan pa masë pasi mësuan se shtëpia që kishin mbërritur ishte shtëpia e tyre, dhuratë e dy donatoreve zemërgjerë, shqiptarë të Zvicrës.

Derën e hapi Xhuli, fqinja e tyre

Xhuli: Kjo është shtëpia juaj, Zoti i bekoftë këta dhe ju bashkë!

Elvisi: Edlira, ta gëzoni, kur pamë sa fqinjë të mirë kishe donim që të ta bënim surprizë

Edlira: nuk e besoj!

Elvis: nuk e kuptove lojën tonë?

Edlira: nuk e mendova kurrë se do më ndihmonit kaq shpejt, nuk po e besoj dot!

Fatma u thotë fëmijëve: kjo është shtëpia juaj prej vërteti, mami ka çelësat, nuk do vijë njeri ta marri

Elvisi: tashmë do shikojmë për ti siguruar një punë Edlirës

Xhuli: unë jam në prag pensioni, dhe po mendoj që të bisedoj që vendin tim ta marri Edlira.

Elvisi: në shqiptari ka njerëz shumë të mirë, bashkë me ne janë dy shqiptarë të Zvicrës Astriti dhe Arianiti. Ata janë nga Kosova por jetojnë në Zvicër. Ata u bëjnë sebep që ju të bëheshit me shtëpi të re.

Astriti dhe Arianiti ka gëzuar familjen e Edlirës më këtë shtëpi të re

Elvisi: Astriti dhe Arianiti erdhën nga Zvicra, nuk e kanë humbur dashurinë për shqiptarinë, madje Arianiti ka lindur në Zvicër. Këtë shtëpi ta gëzoni me fëmijët tuaj të mrekullueshëm.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb