GJERMANI – Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka deklaruar se Gjermania do të shpallë Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi si vende të sigurta dhe nxit dëbimin e refugjatëve. Por kjo deklaratë ka shkaktuar kundërshtime të forta nga pala opozitare dhe organizatat e refugjatëve.

Nëse ky ligj do të miratohet, atëherë Gjermania do ta ketë më të lehtë të dëbojë azilkërkuesit nga këto vende të Ballkanit, njofton Express.

Zëdhënësi i ministrit të Brendshëm, foli të mërkurën për shtypin duke thënë se: “Emigrimi masiv nga Kosova nuk vë në vështirësi vetëm sistemin gjerman të azilit, por shkakton gjithashtu ndikim shkatërrues për stabilitetin e Kosovës. 99% e azilkërkuesve kosovarë, nuk janë pranuar”.

Ndërkohë pritet miratimi nga Këshilli Federal që Ministria e Brendshme të veprojë me procesin e kthimit të azilkërkuesve. Kërkesa për të deklaruar Shqipërinë dhe Kosovën vende të sigurta të origjinës vijnë nga qendra e djathtë.

Në një deklaratë shtypi për Stuttgarter Zeitung, zv/kryetari i Partisë Demokristiane (CDU), Thomas Strobl, shton se edhe Mali i Zi duhet t’i bashkohet dy shteteve të tjera.

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: