Për Ermira Salën stafi i “Shqiptarët për shqiptarët” kishte përgatitur një surprizë. Pjesë e surprizës ishte Jetmiri, djali i cili e referoi historinë e saj tek emision dhe Sidrit Bejleri së bashku me bashkëshorten e tij Merin.

Ata flasin për historinë dramatike të Ermirës e cila vuan nga probleme shëndetësore, edhe bashkëshorti i saj është i shtruar në spital. Pasi Sidriti dhe Meri vizitojnë Ermirën dhe fëmijët në çadrën e tyre në Kamëz, Sidriti i thotë Ermirës se Jetmiri e ka ftuar për iftar në shtëpinë e tij. “Ai u bë shkak që ne erdhëm këtu tek ju sot, ne do të shkojmë tek ai tani, ne do ta takojmë tek shtëpia e tij për të ngrënë një iftar”,-i tha Sidriti familjes së Ermirit.

Në fakt Ermira nuk e di se kjo shtëpi është dhuratë nga shqiptarët për të. “ Kjo është shtëpia e Ermirës”,- thotë Jetmiri. Kjo fjali shtangu Ermirën dhe fëmijët të cilët mbetën të emocionuar dhe pa fjalë për dhuratën e shqiptarëve. “Tani fëmijët nuk do kenë më ftohtë Ndihem nënë më e lumtur në botë, është një mrekulli që ka ndodhur për fëmijët e mi. Falenderoj Elvisin, Sidritin dhe Ilirin dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë”,-thotë Ermira. Gjithçka u ëmbëlsua me një tortë me mbishkrimin “ta gëzoni shtëpinë e re”!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb