VJENE- Fitorja e Zvicrës përballë Serbisë përveç festës së fituesve por edhe mbarë shqiptarëve, ka shkaktuar edhe tensione.

Kështu, në Vjenë raportohet se ka pasur incidente, ku disa tifozë serbë kanë vandalizuar qytetin, shkruan krone.at. Mësohet se serbët kanë nisur të gjuajnë me shishe qelqi nëpër rrugët e kryeqytetit austriak dhe kanë thyer disa dritare, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas kësaj medie në gatishmëri për mbarëvajtjen e kësaj situate janë angazhuar 30 automjete policore, të armatosur me shkopi gome dhe mburoja, ndërsa një helikopter survejonte. Kujtojmë se dje në përballjen për Rusi 2018, Serbia humbi përballë Zvicrës 1-2, ndërsa dy golat u shënuan nga Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhaka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb