TIRANE

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 u trajtua historia e familjes Veseli në Shkup të Maqedonisë. Në banesën e fundit në të cilën kanë jetuar, familja Veseli nuk mundën të paguanin qiranë dhe dritat për muaj të tërë. Por më e keqja nuk kishte ndodhur, atë natë pronari i shtëpisë i nxjerr jashtë, për shkak të mos pagesës së qerasë. Mbetën mes katër rrugëve.

Nuk dinin ku të shkonin, nuk kishin ku ta kalonin natën, në park bënte shumë ftohtë. Ato orë ankthi asnjë nga pjesëtaret e familjes nuk dëshiron t’i kujtojë. Teksa të tjerët qëndronin në shtëpitë e tyre të ngrohta, ata dridheshin, fëmijët qanin dhe nuk mundeshin t’i ndalnin dot. Në atë natë të vështirë, apo tmerri siç ato e përshkruajnë, iu gjend dikush pranë. Ajo është gazetarja nga Shkupi, Farie Bakiu, e cila i mori nga rruga duke i çuar në një shtëpi me qira, përkohësisht.

https://youtu.be/-dGEsogigX0

Por kjo ishte një zgjidhje e momentit, ata sërish rrezikojnë të mbeten jashtë. Vehapi punon me çka të mundet por të ardhurat janë aq të pakta sa nuk i mjaftojnë as për ushqime. Nerminin, të ëmën e tij  nuk e zë as gjumi, sepse frikësohet se mos përfundojnë në rrugë sërish, e kjo do të ishte e papërballueshme për të.

Gazetarja Farie Bakiu punën pranë televizionit shtetëror të Maqedonisë.  Ajo tregoi në studion e shqiptarëve se i siguroi familjes  së bashku me një donator modest dy muaj qira, që të mos qëndronin ne rruge. Ndërsa Ajseri, mamaja e dy vajzave është e sëmurë me anemi të theksuar, shpesh herë i bie të fikët, dhe nuk punon dot, vetëm përpiqet të kujdeset për fëmijët. Ajo e ka të vështirë kur fëmijët kërkojnë e s’ka asgjë për t’u dhënë. Ata janë të vogla dhe krejt të pafajshme, nuk mund ta kuptojnë hallin e prindërve dhe të gjyshes. Ata kanë botën e tyre, e cila në fakt është krejtësisht e zbrazët, edhe pse nuk e shohin.

“Shqiptarët..” u rikthyen në Shkup për të surprizuar familjen Veseli. Tashmë falë bujarisë së shqiptarëve ata u futën brenda shtëpisë së re. Në studion e shqiptarëve Elvis Naçi tha se tashmë familja ka një shtëpi të ngrohtë pasi për shumë vite kishin lëvizur nga një shtëpi në tjetrën. Do jemi pranë shqiptareve kudo kur janë në vështirësi”, tha Elvisi në studio.

https://www.youtube.com/watch?v=LLmQTCY0NyI&feature=youtu.be

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb