GJERMANI– Disa shqiptarë janë akomoduar disa ditë në një hotel në Gjermani, por nuk janë treguar aspak korrekte me pronarin e tij. Pasi kanë qëndruar aty për aq sa e kanë patur të nevojshme, janë larguar pa paguar detyrimin ndaj pronarit të hotelit.

Por ky veprim i shqiptarëve e ka mërzitur jo pak pronarin e hotelit, i cili ka vendosur në tabelën e njoftimeve fotokopjet e dokumenteve të tyre, mjeteve të identifikimit bashkë me fotot, duke deklaruar se është në kërkim të tyre.

Një tjetër shqiptare që jeton në Gjermani, ka denoncuar në “JetaOshQef” këtë rast. Ajo thotë se e ka patur të vështirë qëndrimin në këtë hotel, për faktin se pronari i objektit, i irrituar nga veprimi i klientëve të tij jokorrekte, kishte deklaruar se nuk do të pranonte më asnjë shqiptar që të akomodohej në hotelin e tij.

“Përshëndetje JOQ, shikoni se si ua ka vënë emrat në shtyllë pronari i një hoteli gjerman disa shqiptarëve që janë larguar pa paguar. Ngelën duke na e bërë të gjithëve me gisht për shkak të sjelljes së disave”, shkruan ajo.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb