MAQEDONI-Një grup shqiptarësh nga Maqedonia, i kanë kushtuar një këngë kryeministrit Nikolla Gruevski, por jo në gjuhën shqipe, por në atë maqedonase.

Në një video të publikuar në Facebook nga “Tetova Sot”, duken katër shqiptarë të cilët këndojnë me çifteli. Në tekstin e këngës, sipas “Tetova Sot”, lideri i VMRO-së duhet të jap dorëheqje dhe në krye të qeverisë të vijë lideri i LSMD-së, Zoran Zaevi. Në këngë thuhet: “Gruevski është i sëmurë, ka rënë. Le ta marrë qeverinë Zaevi”, transmeton Tetova Sot.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb