Kryeministr i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar të gjithë ata shqiptarë të cilët ‘gëzohen’ ose fërkojnë duart se Hashim Thaçi apo Kadri Veseli akuzohen nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe tashmë edhe atyre u ‘erdhi dita’.

Rama duke cituar Gjergj  Fishtën u thotë këtyre personave, që mos i kujtojnë shkrimtarin e shquar shqiptar që thoshte ‘Shqiptarët janë ashtu siç i do hasmi’.

Sipas Ramës, ajo që ka ndodhur në Kosovë me aktakuzat nuk duhet të gëzojë asnjë shqiptar.

‘’Nuk besoj që kjo duhet të lehtësoj, gëzoj qoftë dhe një shqiptar. Çdo shqiptar që mendon se është momenti për të nxjerrë inatet e veta, për të bërë hakmarrjen e vetë, për të lehtësuar shpirtin, duke fërkuar duart se Thaçit e Veselit i erdhi dita, u them mos ma kujto Gjergj Fishtën, që ku e pyetën si janë shqiptarët , siç i do hasmi. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb