“Janë përralla deklarimet se shqiptarët janë nën 20%”, kështu u shpreh Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ndërsa iu referua regjistrimit të popullsisë, ku theksoi se të drejtat e vendit të tij nuk duhet të varen nga numrat.

I ftuar në emisionin ‘200’, Pendarovski tha se do të kërkojë nga të gjithë partitë politike në pushtet dhe opozitë të mos shohin numrat 3% apo 5% por të drejtat të garantohen.

“Të drejtat duhet të garantohen pavarësisht numrit. Atëherë mund të flasim për përmirësim të gjendjes”, tha mes tjerash Pendarovski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb