TIRANË

Analistët kanë diskutuar në emision “Real Story”  në News 24, për angazhimin e ndërkombëtarëve tek reforma në drejtësi. Avokati i njohur , Spartak Ngjela pohoi se shqiptarët tashmë kanë shpëtuar duke paralajmëruar se mund të ketë arrestime në nivele  të larta.

“Këta ndërkombëtarët e kanë seriozisht për reformën. Njerëzit ta dinë: keni shpëtuar. Çojuni bukë e djathë atje ku do vejnë.”-tha Ngjela.

Analisti Agron Gjekmarkaj i bëri ftesë opozitës dhe Partisë Demokratike, ku kërkoi prej tyre të shpalosin propozime  thelbësore për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi faktin se do vijë ditë kur shqiptarët do të votojnë lirisht dhe të pandikuar, ndryshe siç ka ndodhur deri tani.

“Partia Demokratike dhe opozita e ka të domosdoshme të dalin me propozime themelore. Nuk shembet apo zhduket Shqipëria pse rri një apo tre vjet Edi Rama kryeminstër. Një ditë do të kemi  zgjedhje të lira”-tha Gjekmarkaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: