MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut do të ketë në qeverinë e re 6 minitri të drejtuar nga shqiptarët. Ali Ahmeti i BDI konfirmoi emrat se ministrave të rinj teksa deklaroi se Fatmir Besimi do të drejtojë Ministrinë e Financave, Bujar Osmani Ministrinë e Jashtme, Naser Nuredini Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kreshnik Bekteshi Ministrinë e Ekonomisë, Artan Grubi Ministrinë e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër.

Ndërkohë pa emër ka ngelur Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, pasi Ahmeti tha se do te vendoset më vonë për të pas konsultimeve në BDI. Ndërkohë Ali Ahmeti në qershor prezantoi Naser Ziberin si kandidat për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Në marrëveshjen me LSDM, BDI duhet të presë 4 vite për kryeministrin shqiptar teksa Ahmeti tha se Ziberi do të vijojë punën si noter në BDI.

Ai nuk tha nëse në 100 ditët e fundit kryeministër shqiptar do të ishte Ziberi apo jo. Por ndërkohë BDI nuk është mjaftuar me kaq pasi për të dytën herë radhazi në histori, Maqedonia e Veriut do ketë sërish një shqiptar në krye të Kuvendit, dhe ai sërish do të jetë Talat Xhaferi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb