Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorjan Teliti, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar rreth raportit të Bankës së Shqipërisë, që thotë se shqiptarët marrin borxhe për të paguar borxhet.

Teliti shprehet se kjo është një qeveri e falimentuar që ka zhytur në borxhe qytetarët shqiptarë.

Postimi i Dorjan Telitit:

QEVERI E FALIMENTUAR QE KA ZHYTUR NE BORXHE SHQIPTARET.

Qeveria e buxhetit te falimentuar ka marre ne qafe edhe ekonomine e shqiptareve. Kudo nga shkojme shohim trishtim e varferi. Realitetin e hidhur qe po jetojme nuk e mbulojne dot as propaganda e as mashtrimet e kesaj qeverie.

Faktet jane tronditese, ekonomia vazhdon te bjere ne pikiate, sic ri-konfirmohet edhe nga raporti i fundit i Bankes se Shqiperise.

Tashme shqiptaret po marrin borxhe jo per te hapur nje biznes te ri apo per te blere nje banese per familjen e tyre, por po zhyten akoma edhe me shume ne borxhe thjesht per te shlyer borxhet e vjetra. Konsumi po bie dita dites, mijera biznese kane mbyllur qepenat per te mos i hapur me, dhjetera mijera kane humbur e po humbasin vendet e punes edhe sot qe flasim.

Qeveria nuk e sheh kete realitet, per te vendi ka vetem disa oligarke te super-pasuruar, ndersa Shqiperia tjeter, ajo e verteta, eshte zhytur ne skamje dhe shteti nuk kujdeset per ta, sic u pa edhe ne keto muaj pandemie, ku cdo shqiptar mori mbeshtetje direkte nga buxheti i shtetit vetem 7 euro ne muaj/fryme.

Ne keto momente te veshtira, te gjitha energjite dhe resurset duhet te fokusohen ne hartimin dhe zbatimin e politikave pro-biznes dhe ne mbeshtetje te konsumit.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar jemi te ndergjegjshem per gjendjen kritike ku ndodhet vendi dhe shume shpejt do prezantojme planin e detajuar per daljen nga kriza dhe rigjallerimin e ekonomise shqiptare.

Taksimi me i ulet ne rajon, eliminimi i dhjetera lejeve e licencave, lufta ndaj monopoleve dhe anullimi i PPP korruptive, politika buxhetore dhe jo vetem per sektoret prioritare, rritja e mbeshtetjes ndaj pensionisteve dhe shtresave ne nevoje, do te jene shtyllat kryesore te programit tone qeverises qe do te nise te implementohet qe diten e pare qe shqiptaret me vote te lire do te na besojne drejtimin e puneve te vendit.

Eshte koha per reflektim, eshte koha per te hequr dore nga borxhet per te shlyer borxhe, eshte koha por per tu rimekembur permes planeve ekonomike te sigurta per shqiptaret.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb