Shqiptarët vijojnë të kontribuojnë për shpëtimin e Reantas, foshnjës 2 muajshe që lindi me një anomali dhe tani ka nevojë urgjente për transplant, i cili kushton 26 mijë euro.

Deri tani shuma e mbledhur ka shkuar në 8500 euro, por përveç kontributit të qytetarëve shqiptarë edhe Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” i Liri Berishës ka dhuruar 5 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë që është edhe më shumë se gjysma e shumës për t’u mbledhur që do t’i mundësojë foshnjës së vogël transplantin dhe shpëtimin e jetës. Prindërit e Reantës, 2 muajshe kanë riapeluar për ndihmë që vajza e tyre të jetojë pasi lindi me probleme në aparatin tretës.

Sot Reanta lufton për jetën në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT-të. Gjendja e saj është tepër alarmante dhe rëndohet nga minuti në minutë. Prindërit e saj Mbaresa dhe Taulant Balliu e gdhijnë pranë vogëlushes së tyre në spital, ku foshnja merr gjak dhe oksigjen për të qëndruar në jetë.

Ku dhe si mund ta ndihmoni vajzën?
Në Credins Bank, në llogarinë e babait të Reantës, Taulant Balliu
Llogaria, Euro-Al 62 21211322 0000000000 883096
Llogaria, USD-Al 08 21211322 0000000000 883098
Numri i telefonit të Taulant Balliut është 0699151933

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb